Tiranës i hiqet dënimi/ Ekipi mund të realizojë merkaton e futbollistëve

08/01/2021 15:32

Klub i Tiranes është zyrtarisht ne periudhe merkatoje kjo sepse dënimi qe u be zyrtar pak dite me pare mesa duket është hequr.

Zyrat bardheblu u tronditen jo pak nga dënimi me bllokimin e merkatos dhe qe prej atij moment te gjithë tek Tirana nisen punën dhe komunikimet me FIFA-n dhe çdo instance ne mënyre qe te gjendej rruga e një zgjidhje te situatës. Burime për Top Channel nga brenda klubit bejne me dije se qe nga ky moment Tirana do nise punën per te afruar ne skuadër lojtaret qe ishin piketuar me herët por qe u frenuan nga dënimi i papritur pak dite me pare.

Mesa duket rruga e zgjidhjes ka qene pagesa e 200.000 eurove qe klubi bardheblu i detyrohej futbollistit Cise dhe nga ajo qe Top Channel ka mësuar Presidenti i klubit Refik Halili ka paguar pjesën me te madhe te këtij borxhi ndeza pjesa tjetër do te kryhet me këste.

Ne njoftimin e klubit thuhet:

KF Tirana njofton se ka zgjidhur perfundimisht ceshtjen e bllokimit te merkatos. Pas oresh te gjata komunikimi me zyrtare te FIFA-s bejme me dije se diten e sotme eshte hapur serish mundesia e transferimit te lojtareve. Nga sot do te vijojme te kryejme te gjitha procedurat e nevojshme per zyrtarizimin e emrave te rinj qe do te afrohen ne klub dhe do te mbajne veshur fanellen ne vazhdimesi te sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA