Banorët e Thethit kanë dalë sot në protestë.

Mësohet se prej disa ditësh, zona turistike është e bllokuar për shkak të dëborës dhe mbi 70 familje kanë mbetur të izoluara. Moti i keq ka sjellë mungesë të energjisë elektrike si dhe probleme të komunikimit me Shkodrën.

“Problemi i Thethit po shihet, se shtetit nuk po i bie mbrapa hiç, as për rrugë, as për mjekësi, as doktor, as nuk kemi ku bëjmë gjilpërat, as serumet. Jemi të izoluar prej borës e prej kushteve të këqija”, shprehet një banor.

“Shteti vjen merr taksa, ujë e drita, sigurime, por këtu nuk ka as ujë, as drita, as arsim, as shëndetësi”, shprehet një tjetër.

Top Channel