“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Top Channel ka siguruar momentet teksa kryeministri Edi Rama del nga vila e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Pas takimit me kryeministrin grek, Rama është përcjellë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias. Ky i fundit, ashtu siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se nuk ka mjaftuar koha e takimit me Ramën dhe në fund ka shkuar tek dera e makinës për të biseduar.
Lidhur me përfundimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama, burimi ekskluziv i Top Channel në Greqi ,tha se kryeministri i vendit tonë, ka qenë tepër i kënaqur prej takimit.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe pala greke tha se “kemi një qasje të re me largpamësi dhe pozitive”. Të dy palët janë të vendosura të çojnë edhe më para procesin e bashkëpunimit.
Takimi me Mitsotakis, është zhvilluar menjëherë pas bisedës së gjatë gati tre orëshe që Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi me ministrin e Jashtëm Grek Dendias.
Rama mbërriti të premten në Athinë pas një vizite dy ditore në Ankara ku u prit nga Presidentit turk. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar të temave që janë diskutuar në këtë takim, por më herët u fol se do diskutoheshin çështje rajonale që nga ato mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tek një ndërmjetësim i mundshëm për zbutjen e tensionit mes Greqisë dhe Turqisë.
Top Channel