Përmbytje në Fushë Krujë/ Dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë prej mëngjesit

08/01/2021 19:43

Këto dhjetëra hektarë tokë që shihni nën pushtetin e ujit, janë në fshatin Murqinë, në njësinë administrative Bubq, në Fushë Krujë.

Reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumit Ishëm nga shtrati, ka shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore të zonës. Madje një pjesë e shtëpive në këtë fshat, oborret e tyre i kanë të bllokuara nga uji, dukë vështirësuar lëvizjen e banorëve.

Një shteg është hapur në mënyrë provizore nga disa nga banorët e këtij fshati, pasi reshjet e dendura të shiut, kanë bllokuar rrugën ku ata kalojnë në përditshmëri, siç mund të shihet nga pamjet.

Banori që tregon për rrugën e bllokuar nga uji, që ka hapur shtegun dhe se kalon me çizme për të hyrë në shtëpi.

Ndërkaq, institute i Gjeoshkencës, ka parashikuar përsëri reshje të dendura për qarkun e Durrësit dhe Tiranës, çka mund të shkaktojë më tepër probleme në përmbytjen e këtyre zonave dhe dëmtimin e tokave bujqësore po ashtu edhe të shtëpive.

Top Channel