Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se situata e furnizimit me energji elektrike te hidrovorët e Volorekës, Grykëzezës dhe Gocajt është stabilizuar.

Më tej në njoftim thuhet se, aktualisht të gjitha linjat 5 kV dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë ne punë në skemë normale furnizimi me energji elektrike dhe shihet një përmirësim në masën 64% në krahasim me të dhënat e orës 08:00.

Njoftimi i OSHEE:

Nga raportimi i orës 13:30 prej grupit të gatishmërisë OSSH qendër, mësohet janë vendosur në punë linjat elektrike që furnizojnë me energji hidrovorët e Volorekës (Pogradec), Grykëzezë dhe Gocaj (Lezhë).
Aktualisht, të gjitha linjat 35 kV dhe fiderat 20/10/6 kV që furnizojne me energji elektrike Hidrovorët janë ne punë në skemë normale furnizimi me energji elektrike.
Në raport me gjendjen e furnizimit në terësi, kemi përmirësim në masën 64% në krahasim me të dhënat e orës 08:00.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA