Operacioni antihashash/ Në Skrapar, Spak përfundon hetimet 7 mujore për grupin “Lekli” me 22 anëtarë

08/01/2021 20:01

Arben Lekli , një i dënuar si trafikant drogë në Itali udhëtoi verën e 2020 nga  Durrësi  drejt Skraparit, jo për tu shmallur me vendlindjen por për të implikuar edhe  22 persona të tjerë , mes tyre banorë të zonës që do ta ndihmonin për të kultivuar  hashash.

Kjo është arsyeja se perse Spak dyshon se 43 vjeçari formoi dhe drejtoi një grup të strukturuar kriminal , duke siguruar toka ku u mboll bima narkotike dhe duke investuar për të gjithë procesin deri tek sigurimi i magazinave në fshatin Terpan dhe përgatitja e tyre për të tharë bimën narkotike . Mes të implikuarve që udhëtuan në këtë aventurë krimi dyshohen edhe një ish police e bashkisë së Durrësit së bashku me të vëllain si dhe 16 persona të tjerë që të gjithë nën hetim për kultvim droge në kuadër të grupit të strukturuar. Së bashku me SHÇBA , në total Spak gjurmoi 23 persona  që u implikuan në 28 episode të mbjelljes së hashashit , ku secili prej tyre dyshohet se kishte role të qarta.

Hetimi thanë burime pranë prokurorisë së Posacme iu la qëllimisht nën kompetence prokurorisë lokale derisa prokurorët u binden se nuk kishte të tjerë më të rëndësishëm se Lekli.

Pas një sërë përgjimesh që zbuluan parcela me rreth 5054 rrënje si dhe një ngarkesë prej 176 kilogramë hashash, dosjet u bashkuan dhe Spak këmbëngul se të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal . Droga u sekuestrua përgjatë qershorit dhe shtatorit dhe disa nga këta shtetas u ndaluan  gjatë kësaj kohe si kultivues të thjeshtë, teksa Spak ndërkohë drejtonte hetimet dhe përgjimet intesive për të zbërthyer rrjetin. Mes të implikuarve Spak hedh dyshime edhe ndaj veprimeve të tre specialistëve policore në zonë dhe shefit të stacionit të policisë Polican, i cili sipas burimeve të TCH pas operacionit u  transferua nga kjo detyrë dhe u emërua oficer kufiri në Divjakë.

Te katër policët  dyshohen se shpërdoruan detyrën me neglizhencën e tyre . Gjykata e Posacme pranoi kërkesat e Spak dhe la nën arrest shtëpiak dhe dy përfaqësues të pushtetit lokal që dyshohet se gjithashtu shpërdoruan detyrën  , njeri prej të cilëve eshte Edmond Zotko administrator i njësisë së Trepanit dhe Fatos Lamaj kryeplak ne Corrogjaf.

Top Channel