E ndërsa në javën e tretë të janarit pritet të nisë vaksinimi antiCovid, tanimë kanë filluar të bëhen listat e mjekëve dhe infermierëve që do të vaksinohen të parët në stadiumin “Air Albania”, ndonëse vaksina Phizer kërkon kushte shumë specifike si për ruajtjen ashtu edhe në aplikimin e saj.

Erida Nelaj: Vaksina mund të qëndroj deri në 5 ditë në temperaturë 2-8 gradë, por edhe kur hapet flakoni duhet të aplikohet tek pesë persona.

Vaksina do të kryhet në dy doza, me një distancë prej 21 ditësh nga njëra-tjetra. Por, ndërkohë, ka nga ata që janë skeptikë edhe po kështu a duhet ta bëjnë vaksinën mjekët që e kanë kaluar Covid?

Erida Nelaj: Duhet ta bëjnë pasi nuk dimë sa është jetëgjatësia e antitrupave ndërkohë qe me vaksinën është e sigurtë. Vaksina është e pastë,r ajo nuk është me virus, por nuk prek ne ADN e njeriut.

Të parët do të vaksinohen mjek dhe infermier në spitalet Covid, për të vijuar më pas me gjithë të tjerët. Përveç “Air Albania”  do të ngrihen edhe dy pika të tjera vaksinimi në Shkodër dhe Vlorë.

 

Top Channel