Këngëtarja e mirënjohur, Genta Ismajli, ka qenë pak aktive këto vitet e fundit në tregun muzikor.

Në muajin gusht, ajo publikoi këngën “Ça me bo” në bashkëpunim me Marselin dhe që nga aty nisën komentet e shumta nga fansat e saj turq.

Pak javë më parë, u tha se Ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet me publikimin e këngëve të reja. Ajo shumë shpejt do të publikojë edhe bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, por ende nuk bëhet e ditur se cili do të jetë. Lajmin e ka zbuluar media turke “Haberler”, që ka bërë të ditur se kënga do të vijë në gjuhën turke.

Pak ditë më parë, këngëtarja ka nisur punën për këtë projekt, por ajo ka postuar një foto nga studioja e saj muzikore dhe diçka duket se po kurdis.

“Vazhdon!”-ka shkruar ajo krah fotos ku shfaqet me bashkëpunëtorët e saj teksa ne mezi po presim të zbulojmë surprizën.

Kur të gjithë u bënë kuriozë se çfarë ka përgatitur Genta, duket se bëhet fjalë për një album. Sipas News-31.com, këngëtarja është në përgatitje të albumit të saj të ri dhe po bashkëpunon me producentë të rinj dhe të vjetër.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel