E ndihmoi mbesa e saj mjeke/ 105-vjeçarja shërohet nga Covid-19

08/01/2021 11:53

105 vjeçe, luan me lojërat në kompjuter e ka dhe faqen e saj në Facebook.

Italiania Maria Guzzardella është një prej personave më të moshuar në Evropë që mposht koronavirusin, pavarësisht moshës së thyer. Covid-19 ka qarkulluar në të gjithë familjen e saj, duke goditur fillimisht djalin 70-vjeçar, Giorgio. Ai qëndroi për dy javë i intubuar në spital në gjendje shumë të rëndë, kur edhe Maria nisi të shfaqte simptomat e para.

“Papritur, gjyshja nuk ngrihej më nga shtrati, ishte në gjendje kataonike, nuk më njihte më”, rrëfen mbesa e vet mjeke, Simona për Corriere della Sera-n. Ajo tregon më tej se Maria përfundonte në hipotermi, dhe sa herë niveli i oksigjenit në gjak mbërrinte nivele kritike gjatë ditës apo natës, shikonte nëse i duhej vendosur me urgjencë masa e oksigjenit.

“Unë sinqerisht, nuk mendoja se do t`ia dilte mbanë”, shton me tej.

Por 105-vjeçarja kishte shumë vullnet. Ajo luftoi fort, e ndihmuar dhe nga mbesa.

“Gjëja e parë që tha kur u përmend- si e kam djalin”, rrëfen Simona. Ndërsa Maria vetë shprehet se nuk mban mend asgjë, dhe se nuk ka me vend në mendjen e saj për kujtime të shëmtuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA