Sic raportuam dite me parë, sot është zyrtarizuar se kushdo qe do udhëtoj drejt Anglisë apo Skocisë, nga e mesjava e ardhshme, do mund te lejohet vetëm nëse do paraqes një tampon negative te besueshëm te bere 72 ore përpara.

Kjo vlen si për shtetasit britanik ashtu dhe te huajt. Gjoba për ata qe do shkelin këtë rregull do jete 500 sterlina. Nga Londra, hollësitë i sjell korrespondenti ynë, Arben Manaj.

Me ne fund, pas 9 muajsh hezitimi, nga fillimi i pandemisë, qeveria britanike ndryshon dhe aplikon atë qe bejne shumica e vendeve qe kane qene me te suksesshmet ne luftën ndaj virusit, duke vendosur se te gjithë udhëtaret qe do hyjnë nga jashtë ne Angli dhe Skoci, do duhet te tregojnë një tampon negative te besueshëm te bere 72 ore përpara udhëtimit, për ndryshe ata nuk do lejohet te hipin ne avionë, trena apo tragete qe kane destinacion Britaninë e Madhe. Mos bërja e tamponit do te çoje ne një gjobe te menjëhershme prej 500 sterlinash.

Keto masa janë te vlefshme njësoj si per shtetasit britanik, ashtu edhe te huajt. Sipas Ministrit britanik te Transportit, rregullat e reja  nuk do zëvendësojnë kontrollet ekzistuese ne kufi, sic është karantinimi i detyrueshëm 10 ditor pas hyrjes ne Britani dhe dalja prej karantinimit vetme nëse pas një tamponi te dyte brenda pese ditësh nga ardhja ne Britani del negative.

Udhëtaret, pervec kësaj do duhet te plotësojnë edhe formularin për detajet e adresës se ku do qëndrojnë ne Britani, numrin e kontaktit  dhe detajet e udhëtimit. Nga masat e reja  do përjashtohen shoferet e mauneve dhe femijet poshtë 11 vjec.

Arsyeja se perse kjo mase do filloje te aplikohet nga mesjava e ardhshme është qe tu jepet  kohe rreth 100 mije britanikeve qe aktualisht janë jashtë Britanisë për tu rikthyer ne vend.

Britania është ne kulmin e pandemisë dhe javët e ardhshme do jene kritike.

Top Channel