Burimi ekskluziv i Top Channel në Greqi: Rama dhe Mitsotakis ndahen të kënaqur nga takimi, do e çojnë më tej procesin

08/01/2021 16:29

Ditën e sotme në Greqi, kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë lidhur me përfundimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama, burimi ekskluziv i Top Channel në Greqi ,tha se kryeministri i vendit tonë, ka qenë tepër i kënaqur prej takimit.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe pala greke tha se “kemi një qasje të re me largpamësi dhe pozitive”.  Të dy palët janë të vendosura të çojnë edhe më para procesin e bashkëpunimit.

Kujtojmë se dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë janë takuar sot kokë më kokë në një drekë punë në Athinë.  Takimi është zhvilluar menjëherë pas bisedës së gjatë gati tre orëshe që Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi me ministrin e Jashtëm Grek Dendias.

Rama mbërriti të premten në Athinë pas një vizite dy ditore në Ankara ku u prit nga Presidentit turk. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar të temave që janë diskutuar në këtë takim, por më herët u fol se do diskutoheshin çështje rajonale që nga ato mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tek një ndërmjetësim i mundshëm për zbutjen e tensionit mes Greqisë dhe Turqisë.

Top Channel