Gomonja me njerëz që u ndal nga policia

Një gomone me persona nga vendet e treta është bllokuar në Vlorë mbrëmjen e sotme.

Evakuimi i shtetasve të huaj,  mes tyre gra edhe fëmijë po kryhet në kushte shumë të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë për shkak të motit të keq që ka përfshirë gjithë vendin.

Persona nga vende të treta që po trafikoheshin drejt Italisë

Nuk dihet ende se nga vijnë dhe cili ishte destinacioni i tyre përfundimtar, ndërsa strukturat hetimore vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim të migrantëve në rrugë detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Persona nga vende të treta që po trafikoheshin me gomone nga Vlora në drejtim të Italisë

Njoftimi i Policisë Vlorë

Operacion i përbashkët për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta. Operacioni kryhet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza. Gjatë operacionit u bllokua në grykëderdhjen e lumit Vjosë, një gomone me migrantë nga vendet e treta. Operacioni për bllokimin e mjetit lundrues dhe më pas për evakuimin e personave në bord, kryhet në kushte të vështira atmosferike dhe det mbi 5 ballë. Personat në bord, mes tyre gra e fëmijë në gomone, po evakuohen nga dy anijet luftarake të Rojës Bregdetare dhe Policia e Shtetit dhe transportohen në drejtim të Triportit, Vlorë. Struktrurat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj tentative për kontrabandim te migranteve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

 

Top Channel