25 vjeçarja u vra në port/ Policia arreston shoferin 39 vjeçar nga Malisheva

08/01/2021 15:22

Familjarë, të afërm dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 25-vjeçares Artineda Haskasa e cila humbi jetën pasditen e djeshme, këtu në hyrjen e terminalit të kontejnerëve në portin detar të Durrësit.

“Isha në punë kur e mora vesh. E kam gocën e gocës së hallës. U ndjeva shumë keq. Humbje e madhe. 25 vjeç.”

Policia deklaroi arrestimin e 39-vjeçarit nga Malisheva e Kosovës i cili drejtonte trailerin nga i cili u përplas 25-vjeçarja, punonjëse e forcave të sigurisë portuale. Në momentin që traileri është afruar pranë traut viktima ka nxituar të ngrejë traun dhe të kthehet në kabinën e qëndrimit të forcave të sigurisë në turn. Moti i keq duket se ka ndikuar në këtë lëvizje të shpejtë që ka qenë fatale për punonjësen.

Grupi hetimor dhe forcat e sigurisë penale po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe nxjerrjen e përgjegjësive penale.

 

 

Top Channel