25 vjeçari që zgjodhi të jetë arbitër, tregon vështirësitë e punës teksa merr ofendime të rënda nga tifozët

08/01/2021 15:05

Arbitrat  në fushën e futbollit janë ndër profesionet më të gjykuar në Shqipëri.  Noris Kozmai tregon problemet që ndesh në punë.

Noris Kozmai thotë se tifozët në stadium ia nxjerrin mllefin gjithmonë arbitrit. “Tifozët nuk merren me sportistët, por për çdo gjë shajnë arbitrit. Në fillim për mua ishte shumë e vështirë, më ofendonin nga motra dhe nëna. Shkoja në shtëpi dhe thosha do e lë. Por pastaj u mësova dhe tani nuk më bën përshtypje”.

Megjithatë thotë se tifozët po ndërgjegjësohen por me batutë shton se duhet të ketë më shumë vajza në stadium.

Më parë Norisi merrej me sport por u detyrua ta lërë për shkak të një lëndimi. “Nuk doja të largohesha nga fusha e blertë dhe vendosa të bëhesha gjyqtar”.

Vështirësia tjetër është kur duhet të arbitrojë shokët e tij. “Më ka ndodhur të arbitroj shokun e ngushtë, mundohet të më porosisë të mos i nxjerr karton, por e ndaj punën nga miqësia që mund të kem”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA