74 pacientë të infektuar me COIVD-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga Spitali i Pejës kanë treguar se 2 pacientë janë në respirator ndërsa 48 të tjerë janë në oksigjenoterapi.
Ndërsa 9 pacientë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“74 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Përndryshe gjatë datave 6 dhe 7 janar 2021 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 431pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Top Channel