Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati.

Përmbytjet nuk kanë kursyer as autostradën e Vlorës, teksa prurjet e mëdha të shiut kanë bërë që hyrja e autostradës, saktësisht aksi hyrës i Bypass- it te përmbytet. Mësohet se kanali i ujërave të larta ka shpërthyer duke përmbytur kështu të gjitha rrugët.

Sipas informacioneve, shirat e shumtë kanë rritur ndjeshëm prurjet në lumin Vjosë. Sipas kreut të Njësisë Administrative Novoselë, prurjet janë të theksuara aktualisht në zonën e Memaliajt, në lartësinë 1 metër, ndërsa priten prurje pas 10-12 orësh në urën e Mifolit.

Top Channel