Turqi, 191 të vdekur e 13.830 raste të reja me COVID-19

07/01/2021 16:32

Turqia raportoi 13.830 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 1.458 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 2.283.931 me shifrat e fundit, treguan të dhënat. Ndërkaq, 8.702 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 2.164.040, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 22.070, me 191 viktima të reja.

Në gjithë vendin janë kryer 182.645 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në afro 25,5 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 3.303.

“Numri i pacientëve në gjendje të rëndë vazhdon të bjerë në një mënyrë të kënaqshme. Ka një trend të rënies së numrit të viktimave. Do të fitojmë me luftë dhe masa së bashku”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Top Channel