“S’flas dot, jam në proces gjyqësor”/ Arjoni hedh poshtë deklaratën e Anës: Skam asnjë… (FOTO)

07/01/2021 13:14

Pak javë më parë nisi të qarkullonte shumë shpejt një fotografi ku dy ish-konkurrentë të “Për’puthen” shfaqeshin në shtrat bashkë. Ishte Arjoni ai që në “Instastory” publikoi një foto ku shfaqej së bashku me Anën 1.

Lidhur me këtë foto, Ana u shpreh se ishte ajo dhe se kishte shkuar të shtëpia e Arjonit për t’i dërguar ilaç, pasi ky i fundit ishte i sëmurë.

Nga ana tjetër, Arjoni u shpreh se me Anën kishte nisur një si tip histori dashurie dhe se ajo kishte luajtur.

Ana më pas deklaroi se ka nisur menjëherë procedurat gjyqësore për cenim privatësie dhe dëmtim imazhi me publikimin e fotos. Madje një gjë të tillë e konfirmoi edhe në “Për’puthen Prime”.

Por, nga kjo pjesë mesa duket nuk ka asgjë të re. Këtë e ka bërë të ditur Arjoni përmes një postimi në “Instastory”, i pyetur nga fansat për gjyqin.

“Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim” , është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel