Reshjet e dendura të shiut, ARRSH: Në këto segmente pati rënie gurësh…

07/01/2021 16:50

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur se si pasojë e shirave të dendura ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër. Sipas ARRSH në këtë segment rrugor u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur.

Ndërkohë në segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie materialesh dhe prurje aluvionesh në trupin e rrugës është punuar me grupet e punës dhe makineri, nuk probleme me qarkullimin.

Po ashtu edhe në Berat-Corovodë ka pasur disa problematika por rruga është e kalueshme.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel