Pushteti dhe fuqia e medias asnjëherë nuk kanë qenë të diskutueshme. Sidomos në kohëra të pazakonta, në kohë lufte, kur radio ishte e vetmja dritare informimi.

Kështu lindi edhe e para radio shqiptaro-italiane. Bozzetti and Lalo, e cila filloi në Shqipërinë e viteve ’40 dhe nuk pati një vazhdimësi për shkak të kohës së trazuar.

Rudin Lalo, nipi i Pandeli Lalo: Gjyshi im në vitin 1939 njihet me biznesmenin italian Lucio Bozzetti, dhe pas një njohjeje dy vjeçare arritën që në vitin 1941 të themelojnë një shoqëri tregtare italo shqiptare, ku vendosën që në emrin e kësaj shoqërie të tregtonin radio, radiomarrës dhe gramafonë.

Në një kohë aspak të përshtatshme, duke pasur parasysh luftën e dytë botërore, Pandeli Lalo dhe Lucio Bozzetti në mesin e vitit 1941, ndërmorën një iniciativë të guximshme dhe risi për atë kohë duke parë nevojat e tregut dhe sfidat e asaj kohe aspak normale.

Kush mund të kishte një radio në atë kohë?

“Tiransit kishin një shprehje, që radio është gjysma e jetës. Duke qenë se ishte koha para televizionit kjo përbënte një pjesë elementare të jetës së atëhershme”.

Radiot prodhoheshin në Itali, e mw pas stampoheshin dhe tregtoheshin këtu.

Si mori fund më pas ky biznes?

“Biznesi mori fund në vitin 1943, ku Lucio Bozzetti thërritet nga ushtria italiane për të marrë pjesë në luftë. Kjo radio që ju shikoni këtu e kemi marë në vitin 1990 nga një familje tiranase dhe është e vetmja që na ka ngelur si kujtim sot e kësaj ditë”.

Top Channel