Postimi i vajzës së Trump/ Ivanka ndez rrjetin, por më pas pendohet…

07/01/2021 13:46

Ivanka Trump, e bija dhe njëherësh këshilltarja e lartë e presidentit amerikan Donald Trump i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit amerikan si “patriotë”.

Përmes një postimi në Twitter, të cilin e fshiu pak momente më vonë për arsye ende të paqarta, vajza e Trump iu është drejtuar demonstruesve me togfjalëshin: “patriotë amerikanë”.

Pasi e fshiu postimin ajo bëri një tjetër status ku shprehet se: “Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor.”

Postimi i saj ka ngjallur debate dhe kritika të forta, duke parë edhe faktin se 4 vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, kujtojmë se, Kongresi amerikan ka certifikuar ditën e sotme Joe Biden dhe Kamala Harris si presidentin dhe nënpresidenten e ardhshme të SHBA-së.

Kongresi, i cili u mblodh përsëri pas bastisjes, vazhdoi procesin e numërimit të votave të delegatëve, duke konfirmuar zyrtarisht se Biden fitoi zgjedhjet presidenciale.

Në seancën e përbashkët që mblodhi anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, kryesuar nga zv/presidenti Mike Pence, u lexua me zë të lartë vota e secilit delegat në rend alfabetik se cilit kandidat për president dhe zv/president ka shkuar.

Me rezultatet e shtetit të Vermontit që u regjistruan në seancën në Kongresin Amerikan, Joe Biden kaloi pragun e 270 delegatëve dhe u bë zyrtarisht President.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel