Pesë grabitje në pak ditë/ Arrestohet 25-vjeçari në Kavajë, procedohet edhe një i mitur

07/01/2021 09:18

Janë zbardhur dhe dokumentuar 4 raste të vjedhjeve në Kavajë dhe është vënë nën pranga një person, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër, si autorë të dyshuar të vjedhjeve.

Policia njofton se këta dy shtetas, shtetasi D. B., 25 vjeç dhe shtetasi i mitur I. J., 17 vjeç janë autorë të dyshuar të 5 rasteve të vjedhjeve.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Njoftimi i policisë/ Kavajë

Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjeve në qytetin e Kavajës.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, si autorë të dyshuar të vjedhjeve.

Komisariati i Policisë Kavajë, nisur nga kallëzimet e bëra në lidhje me vjedhjet të ndodhura kohët e fundit në zonën e Kavajës, organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat e një pune kërkimore dhe profesionale u bë identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 25 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur I. J., 17 vjeç.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të 5 rasteve të vjedhjeve, konkretisht:

•Më datë 06.01.2021 kanë vjedhur 3 pajisje elektroshtëpiake në banesën e shtetasit H. A.;

•Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 televizor në banesën e shtetases M. K.;

•Më datë 01.01.2021 kanë vjedhur 1 frigorifer në kioskën e shtetases M. G.;

•Më datë 18.12.2020 kanë tentuar të vjedhin në mobilierinë në pronësi të shtetasit B. S.;

•Më datë 20.10.2020 kanë vjedhur disa produkte në lokalin e shtetasit Q. H.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjeve në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel