Pandemia “jashtë kontrollit”/ Gjermani, përse dështoi izolimi i butë?

07/01/2021 13:17

Gjermania kapërceu sërish një mijë vdekje nga koronavirusi në ditë, ndërsa rastet e reja brenda 24 orëve të fundit shkuan në 21,237.

Që prej fillimit të pandemisë, mbi 36.500 viktima janë shënuar në vendin që detyroi ta zgjaste izolimin edhe me tre javë në tjera, deri në 31 janar. Çerdhet, shkollat ​​dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura. Në zonat më problematike, udhëtimi do të jetë i kufizuar. Qëllimi është kthimi në nivelin e 50 infeksioneve për 100,000 banorë. Gjermania që mori lëvdata për frenimin e bërë sëmundjes në fazat e hershme të saj, duket se ndihet e frikësuar dhe të pafuqishme përballë virusit në këtë valë të dytë të tij.

Çfarë ndodhi këtë radhë? Është e qartë tashmë se liria fillestare e lëvizjes e më pas izolimi i butë, nuk funksionuan sidomos tani që ka nisur të qarkullojë varianti britanik i virusit. Ekspertët thonë se është dashur që mbyllja të ndodhte më parë, sepse arrin një pikë kur rritja e rasteve nuk frenohet dot më, pavarësisht përpjekjeve.

Ndërkohë në Itali u vu re dhe një tjetër faktor që mendohet se ka kontribuar në këtë situatë: testet e shpejta, që konsiderohen se janë më pak të sigurta se tamponët e kryer në spital, e për rrjedhojë shtojnë numrin e negativeve të rremë, një fenomen ky të cilin e kanë denoncuar edhe vetë mjekët italianë.

Top Channel