Pamje të rënda/ Me qafë të gjakosur e vrimë në faqe, si përfundoi mbështetësi i Trump, pas dhunës në Kongres

07/01/2021 11:01

Një mbështetës i Trump u pa me një “vrimë në fytyrë” dhe një tjetër u mor me një barelë pas tubimit të dhunshëm të një dite më parë.

Fotot tronditëse vijnë ndërsa qindra mbështetës të Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit të SHBA në Uashington.

Në foton e publikuar nga “The Sun” shihet pamja e rëndë e një burrë me mjekër që ka një fashë të gjakosur në qafë dhe një lloj vrime në faqe.

Një person tjetër u fotografua në një barelë me një maskë oksigjeni në fytyrë, ndërsa katër persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dhunshme.

FOTO GALERI
4/18

Top Channel