Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit.

Në Vlorë, rrugët e qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve.

Zonat më problematike janë rrugët në lagjen e 28 Nëntorit, rrugë të lagjes “Pavarësia” dhe zona pranë Universitetit të Vlorës.

Përmbytjet kanë ardhur si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve, ndërsa punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren për normalizimin e situatës.

Përmbytjet nuk kanë “kursyer” as autostradën e Vlorës, teksa prurjet e mëdha të shiu kanë bërë që hyrja e autostradës dhe aksi i hyrjes së Bypasit të përmbyten.

Mësohet gjithashtu se, kanali i ujërave të larta ka “shpërthyer” duke përmbytur kështu të gjitha rrugët.

Top Channel