Mediat për Donald Trump-in/ Zyrtarët po konsiderojnë shkarkimin

07/01/2021 15:09

Pas sulmit ndaj kongresit amerikan, nga mbështetësit militantë të Presidentit në largim Donald Trump, po përmendet mundësia e një shkarkimi të parakohshëm të tij.

Sipas informacioneve ne media, anëtarët e rangut të lartë të qeverisë së Trump-it kanë diskutuar për një shkarkim të mundshëm. CNN, CBS dhe ABC, thonë se këto mendime bazohen në një nen shtesë të kushtetutës amerikane, i cili në parim e lejon kabinetin të shfuqizojë presidentin. Si parakusht, “amendamenti i 25-të” përmend se Presidenti nuk është “i aftë” të “ushtrojë detyrat dhe kompetencat e zyrës së tij”.

Kriteret për këtë “paaftësi” nuk janë të përcaktuara, në përgjithësi kihen parasysh cënime fizike ose mendore. CNN citon liderë anonimë republikanë të thonë se Trumpi ishte “jashtë kontrollit”. Që presidenti republikan të shkarkohet nga kabineti i vet, iniciativën duhet ta mbështesë zëvendësi i tij, Mike Pence. Sipas nenit shtesë të kushtetutës amerikane, votimin e kabinetit për ta shkarkuar presidentin duhet ta drejtojë zëvendëspresidenti. Pence ka qenë gjatë mandatit katërvjeçar të Trump-it shok besnik i tij, por kohët e fundit është distancuar nga ai. edhe trazirat e Kapitolit, Pence i dënoi ashër ndërsa kundërshtoi kërkesën e Trumpit, që të pengonte Kongresin për të konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve.

Në bazë të postit të tij, Pence është gjithashtu Kryetar i Senatit. Në letrën e drejtuar Pence, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve që kërkuan shkarkimin e parakohshëm të Trumpit, nënvizonin se ai  “u përpoq të minonte demokracinë e vendit, dhe se nuk është “mendërisht i shëndetshëm” e se  është i paaftë për të “përpunuar dhe pranuar” rezultatin e zgjedhjeve.

 

Top Channel