Me shqiponjën dykrenare/ Kaosi në Kongres, mes protestuesve edhe ish-mafiozi shqiptar

07/01/2021 12:17

Mes protestuesve që hynë të mërkurën më dhunë në ndërtesën e Kongresit Amerikan, për të penguar certifikimin e demokratit Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, ishte dhe një shqiptar, thonë mediat në Maqedoni.

Ai është John Alite, mbështetës i zjarrtë i Donald Trump-it, ish-pjesëtar i familjes Gambino në vitet 80-90, dhe ish-krahu i djathtë i John Gott-it. Në vitet 2000, Alite me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i konsideronte pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij. U kap në Brazil, në vitin 2004 dhe bëri një pakt me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas disa vitesh, dëshmoi kundër kryemafiozit të grupit Gambino, e disa gangsterëve të tjerë. Alite u shfaq në krah të protestuesve të tjerë me një triko të kuqe, në të cilën ishte stampuar shqiponja me dy kokë. Qindra vetë sulmuan ambientet e brendshme të Kongresit Amerikan, pasi nuk pajtoheshin me zyrtarizimin e Biden-it në krye të shtetit.

Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit Amerikan është hapi i fundit në procesin zgjedhor, para inaugurimit të presidenti të zgjedhur dhe zëvëndespresidentes, Kamala Harris, në 20 janar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by John Alite (@truejohnalite)

Top Channel