Joe Biden zyrtarisht president/ Reagon Trump: Është vetëm fillimi i luftës sonë, megjithatë do të ketë transferim të rregullt në 20 Janar

07/01/2021 10:20

Numërimi i votave të Kolegjit Zgjedhor nga një seancë e përbashkët e Kongresit Amerikan ka konfirmuar demokratin, Joe Biden, si fituesin zyrtar të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Biden është presidenti i 46 i SHBA.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar Donald Trump, i cili shprehet: “Edhe pse nuk jam dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një transferim të rregullt të detyrës në 20 Janar”.

“Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump duke përsëritur pretendime të rreme në lidhje me zgjedhjet që nxitën një turmë për të sulmuar Kapitolin.

Deklarata e Trumpit u bë pasi Kongresi certifikoi mbi 270 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa 270 është minimumi i nevojshëm.

Certifikimi i votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit amerikan është hapi i fundit në procesin zgjedhor, para inagurimit të presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe nënpresidentes së zgjedhur, Kamala Harris më 20 janar.

Seanca e Kongresit vazhdoi pas rreth katër orësh trazira, pasi protestuesit e dhunshëm që mbështesin presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kongresit duke hyrë brenda.

Top Channel