Jep dorëheqjen zv.këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

07/01/2021 09:03

Zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Matt Pottinger dha dorëheqjen pasi presidenti Trump inkurajoi protestat që çuan në mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin e SHBA të Mërkurën. Lajmi është konfirmuar për CNN nga një person i afërt me Pottinger.

CNN raportoi të mërkurën në mbrëmje se disa nga ndihmësit kryesorë të Presidentit Donald Trump, përfshirë këshilltarin e sigurimit kombëtar Robert O’Brien dhe zëvendës shefin e kabinetit Chris Liddell, po konsideronin të jepnin dorëheqjen.

Ndërkohë dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan.

Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump, ka zemërim dhe shqetësim për dhunën e paparë që u shpalos ndërsa Kongresi filloi të numëronte votat e Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Top Channel