Thethi është izoluar sërish nga dëbora. Prej disa ditësh, zona turistike është izoluar për shkak të reshjeve të dëborës ndërsa era e fortë ka dëmtuar rrjetin elektrik.
Ndërkohë qytetarë të shumtë kanë bërë apel në media për autoritetet që të reagojnë dhe të bëjnë të mundur pastrimin e rrugës.
Një qytetar deklaron se ky problem është i përvitshëm dhe situata është e rëndë për shkak se aksi rrugor për në Theth është i pakalueshëm edhe me makina fuoristrada.
“Në hyrje të fshatit është deri në 40-50 cm. Hyrja e fshatit, në aksin rrugor që shkon në qafë Thore. Jemi të izoluar në dëborë, s’ka drita, rruga është e bllokuar.”
“Të paktën një makineri të na sjellin të hapin rrugën”
“Ju lutem të merren masa. Ka 20 vite që nuk merren masa sikur ne nuk ekzistojmë. Kemi nevojë se jemi zonë turistike. Është një diçka që s’di të flasim. Ndoshta ka dhe fukarenjtë të bllokuar. Ka që në kohën e Enverit. Vetëm ky aks. Aman po bëjmë thirrje. Na plasi zemra duke bërë thirrje prej 30 vitesh. Aman merrni masa. Edhe naftën do mundohemi vetë. Mund ta hapim vetë. Vetëm na siguroni makinën. E bëjmë vetë aman. Po i bëjmë apel shtetit.” ka thënë një banor i zonës.
Top Channel