Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri nën ‘ethet’ e vetting-ut

07/01/2021 14:06
Elbana Lluri

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri po përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Lluri po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Trupa e KPK tha se Elbana Lluri është vlerësuar për të treja kriteret.

ILDKPI tha se sa i përket pasurisë nuk ka fshehje: Ka një shtëpi në bashkëpronësi me bashkëshortin, të marrë me kredi nga ky i fundit dhe kursime ndër vite. Çmimi 6.5 milionë është shlyer me dy këste. Subjekti jo vetem që ka deklaruar vlerën e banesës por ka treguar se përse e ka blerë me vlerën nën çmim, për shkak të marrëdhënies së posaçme me palën shitëse.

Edhe KPK vlerësoi se Lluri ka patur mundësi për blerjen e apartamentit.

Elbana Lluri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2016, Lluri e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Paralelisht me punën si gjyqtare, Elbana Lluri është angazhuar për disa vite si pedagoge.

Elbana Lluri

Vijon…

Top Channel