Pesë fotot që bënë xhiron e rrjetit në të gjithë botë nga protestat e dhunshme në Kongresin Amerikan në SHBA një ditë më parë janë publikuar nga BBC.
Një fotografi ishte ku një protestues mbante flamurin e Konfederatës në shpatulla. Fotografia tjetër është kur një protestues është ulur në podiumin që përdoret nga kryetari i Kongresit dhe ka pozuar duke qeshur.
Në një fotografi tjetër shihet Jake Angeli duke folur para kamerave gjysmë i zhveshur.
Gjithashtu një ndër fotot më të klikuara është përzgjedhur edhe kur një protestues me emrin Richard Barnett ishte ulur në karriget e kryetarit të Kongresit.
Fotoja e fundit e përzgjedhur është momenti kur oficerët sigurisë së Kongresit Amerikan u kanë drejtuar armët protestuesve.
Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej certifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor, ku u vranë 4 persona.
Top Channel