
Këto janë momentet dramatike kur mbështetësit e presidentit në detyrë Donald Trump mësyjnë në godinën e Capitol Hill ndërkohë që zhvillohej procesi i konfirmimit të zgjedhjeve.
Në një skenë të paparë në historinë moderne të SHBA-së, protestuesit sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.
Ndërkohë një grua u qëllua dhe vdiq. Raportet e mediave lokale thanë se gruaja që u qëllua, u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë vdiq, dhe se ajo ishte një mbështetëse e zjarrtë e Trumpit. Policia e Uashingtonit tha se tre persona të tjerë vdiqën nga “urgjencat mjekësore”.
Për miliona njerëz në shumë vende që kanë përjetuar trazira të dhunshme politike në vitet ose dekadat e fundit, pamjet kaotike ishin të njohura.
Zyrtarët perëndimorë u shprehën të zemëruar që dhuna ka ndodhur në Uashington, kryeqytetin e SHBA-së.
Top Channel