FOTO/ Kim Kardashian bën daljen e parë publike pas lajmeve për ndarjen nga Kanye West, shfaqet me…

07/01/2021 11:54

Kim Kardashian ka bërë daljen e saj publike pas qarkullimit të lajmeve për ndarje nga reperi Kanye West.

Kim Kardashian u pa në Los Anxhelos, ndërsa mbante të vënë unazën e saj të fejesës, 1.5 milion dollarësh dhe kishte zgjedhur një veshje tepër elegante.

Kim, u pa veshur me pantallona lëkure të gjëra të cilat i kishte përshtatur me një xhemper të zbërthyer afër gjoksit dhe një xhaketë.

Flokët i kishte kapur, teksa në pjesën e kokës kishte vendosur një lidhëse, 43 vjeçarja nuk e përjashtoj makijazhin e saj të preferuar.

Ylli 40-vjeçar është në mes të një vrulli raportesh se është në prag të divorcit nga burri i saj i tretë Kanye West, me të cilin u martua më 2014.

Dalja e saj me unazë në gisht erdhi vetëm një ditë pas supozimit të divorcit dhe një ditë para se ajo të postonte një foto në Instagram pa asnjë unazë.

Kim dhe Kanye nuk kanë bërë ende asnjë reagim rreth këtyre lajmeve që po qarkullojnë, ndërsa daljet e tyre në publik vetëm sa bëjnë edhe më konfuze situatën.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel