Evropë, fushata e vaksinimeve/ Shtohen ankesat nga publiku

07/01/2021 14:13

Ministrat në Gjermani janë vënë nën akuzë nga një pjesë e madhe e mediave vendase se po vonojnë procesin e vaksinimit për personat që janë të rrezikuar më së shumti nga koronavirusi.

Gjermania e nisi fushatën kombëtare të imunizimit më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Më shumë se 300 mijë persona janë vaksinuar deri tani. Shumica e tyre janë banorët e shtëpive të përkujdesit dhe të moshuarit mbi 80 vjeç.Sipas sistemit federal gjerman, 16 landet janë vet përgjegjës për administrimin e vaksinave. Në Francë, gazeta Journal du Dimanche raportoi se presidenti Emmanuel Macron është i zemëruar me ministrat për shkak të skemës së ngadaltë që qeveria po ndjek për vaksinimin.

Vetëm disa mijëra persona kanë marrë dozën e parë atje, krahasuar me të njëjtën periudhë kur Gjermania ka mundur të vaksinojë 300 mijë njerëz. Në Itali gjithashtu, menaxhimi i fushatës vaksinuese po shkakton trazira të brendshme politike.  Rreth 20 mijë vetë janë vaksinuar deri tani në shtetin që është ndër më të prekurit rëndë nga kjo pandemi. Vetëm Gjermania ka siguruar më shumë doza në Bashkimin EVropian.

Sidoqoftë, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte po përballet me kritika të forta. Shoqata e Mjekëve Italianë Fnomceo, për shembull, është e revoltuar që 60 mijë profesionistëve mjekësorë të vendit nuk iu dha një rol më i madh në koordinimin e fushatës së vaksinimit.Me një vonesë prej rreth dy javësh krahasuar me fqinjët e saj eVropianë, Holanda ishte vendi i fundit në EVropë, përsa i përket nisjes së fushatës së vaksinimit. Përballë kritikave mbarëkombëtare, kryeministri Mark Rutte u detyrua të pranonte se qendrat e vaksinimit nuk ishin përgatitur në mënyrën e duhur për shpërndarjen e vaksinës BioNtech-Pfizer.

Top Channel