“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Këngëtarja thotë se ishte duke bashkëpunuar me kantautorin për disa projekte që mbetën përgjysmë, pasi ai u nda nga jeta, të mërkurën.
Eneda Tarifa tregon se Kujtim Prodani po merrej me recitalin që donte të realizonte në kujtim të Anidës: “Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak. Mendoj se tani ndoshta na takon ne të bëjmë një festival në kujtim të të dyve, edhe të Anidës, edhe të Kujtimit”. Këtë Eneda e konsideron pengun që Kujtimit i mbeti pa realizuar.
Eneda kujton kantautorin si artistin që i bënte të gjithë për vete. “Kemi ndarë shumë momente të bukura së bashku, ai kishte merak një koncert të përvitshëm që bënte në Durrës për hapjen e sezonit doja të risillja një këngë me të, Kanape-n por nuk ia dolëm dot.
Kujtim Prodani humbi betejën me Covid-19 pasi qëndroi disa ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Top Channel