Demokratët marrin kontrollin e Senatit pas fitores në Xhorxhia

07/01/2021 10:43

Demokratët siguruan sot kontrollin e Senatit të SHBA-së, pasi Jon Ossoff fitoi në raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve në Xhorxhia kundrejt republikanit David Perdue, sipas ABC, CBS dhe NBC.

Kjo fitore e re, pas asaj të demokratit Raphael Warnock në raundin e parë të zgjedhjeve, si edhe kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve, i sigurojnë presidentit të zgjedhur, Joe Biden të gjitha levat e pushtetit në Uashington.

Demokratët do të kenë 50 vende në Senat, si edhe republikanët, por siç parashikon Kushtetuta, zëvendëspresidentja e ardhshme, Kamala Harris do të ketë fuqinë të arbitrojë votat dhe, si rrjedhojë, ta anojë peshoren nga demokratët.

Top Channel