200 minitermete brenda muajit dhjetor kanë regjistruar ekspertët në malin e Etnës në Itali.

Në fillimin e këtij viti, lëkundje janë shënuar edhe në zonën e Ragalna-s. Ç’po ndodh me vullkanin më të madh aktiv të EVropës? Vulkanologu Salvo Caffo shpjegoi për Corriere della Sera-n se ky aktivitet i ngjeshur sizmik, me epiqendër të lokalizuar pranë zonës së banuar të Ragalna-s, në një thellësi mbi 11 km, është rezultat si i arsyeve tektonike, ashtu edhe lëvizjeve të hipo-magmës.

Këto fenomene duket se janë rrjedhojë e ngjarjeve të rëndësishme sizmike që ndodhën në pellgun e Mesdheut, duke çuar në një shtim të aktivitetit në kraterin juglindor të vullkanit. Megjithatë, Caffo shton se “fakti që ka pasur më shumë se 200 tërmete në dhjetor nuk është i zakonshëm”. Ai dëshmon se ka një moment me intensitet të lartë gjeodinamik, që ndodh përmes mekanizmave të thyerjes së shkëmbinjve të kores së Tokës.

Etna mbetet një prej vullkaneve më aktive në botë. Që prej 1750-ës, shtatë prej shpërthimeve të saj kanë pasur një kohëzgjatje prej 5 vjetësh, më shumë se çdo vullkan tjetër, përveç Vezuvit.

Top Channel