“Ata s’janë protestues por terroristë”, Rita Ora e Dua Lipa reagojnë për situatën në SHBA

07/01/2021 17:58
Rita Ora dhe Dua Lipa

Lidhur me ngjarjen në SHBA, ku mbështetës të Trump kanë hyrë me dhunë në Kongresin Amerikan duke kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve ka pasur reagime të shumta nga shumë prej figurave publike.

Aktorët e këngëtarët me famë botërore kanë publikuar imazhe të ndryshme duke kritikuar personat që po shkaktojnë trazirat.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora rishpërndau në InstaStory një shkrim ku citohej fjalia: “Mjaft i quajtët protestues, ata janë terroristë.”

Një reagim të ngjashëm e ka bërë edhe artistja tjetër e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo publikoi një imazh nga protesta, duke shkruar “Quajini ata ashtu si janë: terroristë.”

FOTO GALERI
1/10

Top Channel