Arrestohen dy kosovarët në Portin e Durrësit, çfarë iu zbuloi policia, pranga edhe dy të tjerëve

07/01/2021 09:24
Foto ilustruese

Katër shtetas janë arrestuar në flagrancë në Durrës, si dhe është shpallur një kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se ka arrestuar një 18 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim shtetasin N.N., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Kosovë, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Po ashtu është vënë nën pranga një 62-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike për motive të dobëta ndaj shtetasit A.V.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Strukturat e Policisë vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 18 vjeç. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. N., 22 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore dyshohet se kanë vjedhur në banesat e shtetasve A. M., A. V., Xh. Ç., K. A., M. S., N. K., orendi të ndryshme shtëpiake.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. E., 31 vjeç dhe H. S., 59 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 62 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin A. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel