VIDEO/ I shpallur në kërkim, burri gjendet lakuriq në ‘strofullën’ e krokodilëve

06/01/2021 09:55

Një burrë, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Australi, u gjet lakuriq në një lum, ujërat e të cilit janë të mbushur me krokodilë.

Sipas “The Guardian”, ai u gjet nga dy peshkatarë, të cilët po hidhnin rrjetat për të kapur gaforre, kur dëgjuan disa thirrje për ndihmë. Ata panë më pas Luke Voskresensky, 40-vjeç, lakuriq mbi një degë peme.

Peshkatarët thanë se ai ishte i ‘mbuluar’ nga balta, ndërsa kishte disa plagë në trup.

Top Channel