Trump fjalim para mbështetësve: Nuk do të dorëzohemi kurrë!

06/01/2021 18:52
Donald Trump

Donald Trump ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Presidenti i SHBA-së ka folur në marshin “Save America” teksa iu drejtua mijëra mbështetësve republikanë, raporton Foxnews.
Ai ka thënë para turmës se mediat nuk po tregojnë madhësinë e vërtetë të protestuesve.

“Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, kurrë nuk do të pranojmë, nuk ndodh që ju të pranoni kur ka vjedhje. Vendi ynë ka duruar mjaft”, tha fillimisht ai përpara se të premtojë të “ndalojë vjedhjen”, tha ai.

Trump ka kritikuar republikanët.

“Kemi republikanë shumë të shkëlqyeshëm, por kemi edhe shumë të dobët. ata mbyllën sytë gjersa demokratët hapën kufijtë, zbrazën ushtrinë dhe vendosën Amerikën në rend të fundit”.

Trump kujton se si kaloi nata e zgjedhjeve, duke iu referuar pikave të votave të Joe Bidenit. Trump duke ndjekur republikanët për dështimin e tyre për të mbështetur çeket stimuluese prej dy mijë dollarëve pohoi se Kina i shkatërroi ata.

“Ju tashmë na keni një borxh prej 26 trilionë dollarëve”, tha presidenti, ku shtoi se kjo ishte një nga arsyet që republikanët humbën mbrëmë në Georgia. Ne ishim duke udhëhequr në Pensilvani, Michigan, Georgia me qindra mijëra vota dhe pastaj vonë në mbrëmje ose herët në mëngjes, bum, shpërthyen demokratët”, thotë ai.

Top Channel