Tragjedi familjare në Itali, burri vret bashkëshorten dhe djalin me armë gjahu Sudani bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.
Në një njoftim, Kabineti sudanez tha se ministri i Drejtësisë, Nasur Aldin Abdul Bari, nënshkroi Marrëveshjet e Abrahamit me sekretarin e Thesarit të SHBA-ve, Steven Munich, i cili arriti në Khartoum të mërkurën.
Duke nënshkruar marrëveshjet, Sudani i është bashkuar Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit në njohjen e Izraelit. Të dy vendet e Gjirit nënshkruan Marrëveshjet e Abrahamit në shtator gjatë një ceremonie të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
Në tetor, presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se Sudani do të normalizonte marrëdhëniet me Izraelin.
Marrëveshjet e normalizimit janë dënuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.
Sot herët në mëngjes, Sudani dhe SHBA nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të shlyerjen e 1 miliard dollarë të borxheve të Sudanit ndaj Bankës Botërore. Nënshkrimi erdhi një muaj pasi Washingtoni hoqi Sudanin nga lista e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit.
Ky hap do t’i mundësojë Sudanit të rifitojë aksesin në mbi 1 miliard dollarë në financimin vjetor nga Banka Botërore për herë të parë në 27 vjet.
Top Channel