Situata në Afrikë/ Mbi 2,89 milionë të prekur nga COVID-19

06/01/2021 09:47

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në 2.894.007 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në mbarë kontinentin kanë humbur jetën 68.850 persona.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut. Në Sejshelle nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 2.386.814 persona të infektuar.

Top Channel