Përfshihet nga zjarri shtëpia e të moshuarve në Spanjë, një i vdekur e 18 të plagosur

06/01/2021 15:39

Një shtëpi të moshuarish në Spanjë u përfshi nga zjarri, duke i marrë jetën një gruaje 89-vjeçare dhe plagosur e 18 persona.

Zjarri shpërtheu dje, pak para mesnatës, në katin e tretë të shtëpisë së të moshuarve në Domusvi-Adorea në Sevilje, Spanjën jugore, sipas zjarrfikësve.

“Një operacion urgjent u krye në shtëpinë e të moshuarve, ku një grua 89-vjeçare vdiq dhe 18 njerëz u dërguan në spital,” thanë autoritetet e Seviljes në një shënim në Tëitter.

Shumë prej të moshuarve që mbetën pa një strehë, u morën përkohësisht nga familje që jetonin pranë shtëpisë së të moshuarve.

Shkaqet e zjarrit po hetohen, sipas autoriteteve.

Top Channel