“Ndaloni tani”/ Mike Pence thirrje: Protesta paqësore e drejta e çdo amerikani, por ky sulm nuk do tolerohet

06/01/2021 22:07

Nënpresidenti Mice Pence u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga ndërtesa e Kapitolit.

Pence bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe që njerëzit që të respektojnë zbatimin e ligjit duke u larguar nga ndërtesa.

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa.

Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”

Top Channel