Mbështetësit e Trumpit mblidhen në Washington për të protestuar ndaj zgjedhjeve

06/01/2021 09:37

Mijëra mbështetës të Donald Trump, për të protestuar zyrtarizimin e zgjedhjeve në favor të Joe Biden në sesionin e Kongresit, janë mbledhur në kryeqytetin Washington.

Grupi i protestuesve para demonstratës “Marsho për Trump” filluan të mblidhen në orët e natës.

Në kuadër të protestës tërhoqën vëmendjen masa të gjera sigurie, ndërsa mijëra persona në qendër të qytetit hapën pankarta mbështetëse ndaj Trumpit.

Gjithashtu edhe ish-këshilltari i Trump, Roger Stone arriti në vendin ku organizohet protesta duke iu drejtuar mbështetësve të Trumpit.

Nga ana tjetër, Trump, nëpërmjet Twitter njoftoi se do të mbajë një fjalim në parkun Ellipse pranë Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel