Para disa javësh në “Shqipëria live”, u transmetua historia e veçantë e Valmir Aliçkaj, që ofroi të dhuronte veshkën për Nazllijen, sapo pa njoftimin në rrjetet sociale.
Nazllija vdiq një ditë pasi mbushi 20 vjeçe.
Valmiri thotë se ishin duke pritur përgjigjen e analizës nëse veshka e tij përputhej me të Nallies.
“Kalova festat e fundvitit me të. Ishte shumë optimiste për jetën dhe operacionin, por nuk ia doli dot”.
Valmiri falenderon të gjithë shqiptarët për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë.
Djali nga Deçani kontaktoi familjen e vajzës sapo pa njoftimin në rrjetet sociale për ndihmë.
I pyetur në “Shqipëria live” në datën 22 dhjetor, përse morri këtë vendim, Valmiri u shpreh: “Jam vetë babai i një vajze 6 vjeçare dhe e ndjeva si detyrim, kështu që kontaktova menjëherë familjen më pas takova vajzën. Nuk e diskutova më parë me asnjë”.
Në lidhjen direkte, ai u shfaq bashkë me vëllain e vajzës, shpresonte që veshka e tij të përputhej dhe se Nazllien do ta shohë si motër.
Top Channel