Hedhja e kryqit në Greqi kthehet në tragjedi/ 24-vjeçari plagoset rëndë në kokë (Video)

06/01/2021 18:42
Momenti kur i riu përplas kokën

Rituali i përvitshëm i “Ujit të bekuar” nga besimtarët ortodoksë  nuk shkoi siç pritej në qytetin e Amarynthos në Greqi.

Një 24-vjeçar është plagosur rëndë pasi u hodh në ujë për të kapur kryqin dhe goditi kokën në një shkëmb.

Mediat greke kanë publikuar momentin kur i riu është hedhur në ujë dhe vetëm pak më pas është nxjerrë nga disa persona të tjerë.

Nga ekzaminimet paraprake, mësohet se i riu është futur në koma pasi ka humbur funksionin tek gjymtyrët. Ai do të dërgohet në një spital në Athinë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Top Channel