Demokrati Raphael Warnock fiton balotazhin në Xhorxha

06/01/2021 09:13

Demokrati Raphael Warnock fitoi një nga dy votimet në Xhorxha për Senatin, duke mundur Senatoren në largim Kelly Loeffler.

Xhorxha është një nga shtetet qe ka votuar kundër demokrateve, ndërsa sot pritet të kthehet në ngjyrë blu, duke ndryshuar edhe ngjyrën e dhomë së senatit që do të ishte lajmi më i mirë për Joe Biden president.

“Unë jam i nderuar për besimin që keni treguar, do të shkoj në Senat për të punuar për të gjithë qytetarët e Xhorxhas,” tha ai.

Nëse fitorja e tij konfirmohej, ai do të ishte senatori i parë afrikano-amerikan i Xhorxhas.

Votat e pa numëruara ende i përkasin zonave që përbëhen me shumicë votuesish demokratë. Fitorja e tyre do të nënkuptonte që demokratët do të kenë në dore Presidencën, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve prej 20 janarit.

Top Channel